Presidenti Meta premtoi të japë dorëheqjen nëse Rama fiton zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë njëherësh se më pas do marrë drejtimin e opozitës.
“Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia.
Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen, do të kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, tha Meta në një intervistë të fundit televizive.
Siç është parë, njeriu që mban kreun e shtetit ka mbajtur e vijon të mbajë hapur qëndrime politike anti-mazhorancë, edhe pse është përzgjedhur e votuar prej saj si president.
Atij i është kërkuar të japë dorëheqjen si president meqënese po bën luftë të pastër politike, por pretendon së kështu po mbron Kushtetutën. /tesheshi.com/