Nga Kopenhageni në Danimarkë, presidenti Meta tha se nuk ishte aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ai tha se shpreson që situata të marrë një kthesë 180 gradë, sa më shpejt të jetë e mundur.
“S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, theksoi kreu i shtetit. /tesheshi.com/