Gjatë një vizite zyrtare në Egjipt, presidenti Meta u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
“Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë”, u shpreh Presidenti Meta
Një ditë më parë, kreu i shtetit u takua me kryeministrin e Egjiptit, Mostafa Kemal Madbouly, ku u shpreh interesi për të rritur marrëdhëniet ekonomike e kulturore mes Shqipërisë dhe Egjiptit në traditën më të mirë të lidhjeve historike.
Ndërsa më parë, u takua dhe me homologon Abdel Fatah el Sisi.
Në këtë vizitë të presidentit Meta në Egjipt, bie në sy fakti i të përzgjedhurit si përkthyes të Ermir Gjinisht, ish-nr.2 të Komunitetit Musliman Shqiptar, ish-kandidat nga qeveria Rama për ambasador në Arabinë Saudite e penguar nga Ben Blushi, si dhe së fundi pedagog në UET. /tesheshi.com/