Vendimi i Lionel Messit për t’iu bashkuar MLS(ligës amerikane) me Inter Miami vijon të jetë një befasi në botën e futbollit.
Ndërkohë që e gjithë bota po përgatitet për prezantimin e tij si lojtar i Inter Miami të dielën e 16 korrikut, qyteti ku mbërriti Leo pak ditë më parë tashmë ka filluar ta shijojë këtë gjeni, shkruan Marca.
Në rrjetet sociale tashmë janë shfaqur fotot e realizuara mbrëmjen e së enjtes, 13 korrik, ku shihet Messi duke bërë blerje në një supermarket, konkretisht në Publix, rrjeti më i madh i supermarketeve në Florida.
Duke qenë se futbolli nuk është aq popullor në Amerikë, shumë nuk e njohën atë në fillim, megjithatë, disa klientë e kuptuan se kush ishte.
Sapo e vunë re, ata nisën të kërkonin foto dhe Messi nuk ua mohoi mundësinë për të marrë atë foto të çmuar, të cilën shumë prej tyre e publikuan më pas në rrjetet sociale.
Teksa Leo po bënte pazaret dhe po i kushtonte vëmendje fansave, fëmijët e tij vraponin duke pritur babanë e tyre në supermarket. /tesheshi.com/