Një kompani e pastrimit në Londër po shfrytëzon rivalitetin e madh personal ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Messit, duke bërë pyetjen se cili është më i miri prej tyre. Ata që dëshirojnë t’i përgjigjen pyetjes duhet të hedhin bishtat e cigareve në kosh e jo nëpër rrugët e Londrës.
Për të pastruar qytetin sa më mirë, një kompani londineze e ka menduar këtë zgjidhje mjaft interesante: shportën e cila shërben si vend i hedhjes së bishtave të cigareve e ka shndërruar në aktivitet zbavitës, pasi kështu qytetarët kanë mundësi të parashikojnë apo të japin mendimet e tyre për ndeshjet e ndryshme sportive.
Kush do ta fitojë duelin e së shtunës, Crystale Palace apo Arsenal? Preferoni të shikoni Formula 1 apo US Open? Janë disa nga pyetjet në vendin e mbeturinave, me ç’rast shumë qytetarë janë bërë kureshtarë. E meqënëse shkojnë deri atje, edhe bishtat e cigareve bëhet kujdes.
/tesheshi.com/