Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Të jetosh me ankthin se mund të kesh fatin e Ukrainës

by te Sheshi
31/01/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Banorët e Moldavisë u pushtuan sërish nga frika për shkak të përhapjes së mundshme të konflikteve të luftës në territorin e vendit të tyre. Rasti është një njoftim në faqen e internetit të quajtur të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiraspol, kryeqyteti i rajonit separatist të Transnistrisë.

Aty zyrtarisht u bë e ditur se gjatë një takimi virtual me disa zyrtarë rusë, “ministri” Vitali Ingatjev shprehu “shqetësimin” për “presionin e shtuar” mbi Transnistrinë, që po shkakton rritjen e kapaciteteve të ushtrisë moldave, shkruan DW.Sipas tij, sfondi i kësaj është “konflikti për Transnistrinë që nuk është zgjidhur përfundimisht”. Përveç kësaj, tha Ignatiev, ka një “shtypje të shtuar të gjithçkaje ruse” në Moldavi. Ky është pretendimi i vjetër i separatistëve pro-rusë, të cilin Rusia zakonisht e përdor për të justifikuar agresionin e saj ushtarak kundër shteteve të pavarura si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Ignatyev ankohet te rusët

Në një takim virtual, Ignatyev raportoi se udhëheqja në Kishinau kishte rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake në buxhetin e shtetit për vitin 2023, përfshirë blerjen e armëve në Perëndim. Ai gjithashtu u ankua për “ndihmën teknike dhe financiare” që ushtria moldave merr nga BE-ja dhe SHBA-ja. Kishinau rrit në këtë mënyrë përputhshmërinë e ushtrisë së saj me sistemet e NATO-s, vlerësoi Ignatyev. Dhe, siç tha ai, ka edhe përpjekje të edhëheqjes moldave për të “arritur në nivel ndërkombëtar tërheqjen e trupave ruse nga Transnistria dhe shpërbërjen e misionit paqeruajtës rus”.

Fakti është se Kishinau, për shkak të kërcënimit të sigurisë që paraqet lufta ruse kundër Ukrainës, po flet gjithnjë e më shumë për domosdoshmërinë e të paturit të sistemeve moderne të armëve. Pjesë e kësaj strategjie është blerja e mjeteve të blinduara gjermane të transportit të tipit Piranha. Automjetet e para tashmë janë dorëzuar zyrtarisht më 12 janar.

Sipas sondazheve të opinionit publik, ndërkohë, 70 për qind e qytetarëve moldavë janë të bindur për domosdoshmërinë e modernizimit të ushtrisë kombëtare.

Frika nga burgu për separatizëm

Në takim, Ignatyev shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për ligjin e miratuar së fundmi në parlamentin moldav, i cili përcakton masa ndëshkuese, përfshirë burgimin, për separatizëm dhe veprime subversive kundër shtetit.

Në takimin virtual ka marrë pjesë edhe Leonid Manakov, lideri i të ashtuquajturit Zyra përfaqësuese e Transnistrisë në Moskë. Ai propozoi krijimin e një grupi ekspertësh që do të zhvillonte një mekanizëm për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Transnistrias dhe qytetarëve rusë që jetojnë në atë rajon.

Një përpjekje e rrezikshme për frikësim

Oazu Nantoi, një përfaqësues parlamentar i partisë pro-evropiane në pushtet Action and Solidarity (PAS) në Moldavi, tha për DW se informacioni, i publikuar në faqen e internetit të institucionit separatist, “është pjesë e teknologjisë standarde me të cilën Rusia përpiqet të fusë frikë tek moldavët, për të fituar lëshime të reja nga Kishinau”. Ky reagim, thotë Nantoi, tregon hipokrizinë e regjimit në Kremlin, i cili sipas tij është “fashist” dhe i shënuar nga “një diktaturë e personalizuar që shkatërron gjithçka që do të thotë demokraci politike dhe të drejtat e njeriut”.

Frika nga lufta është arma me të cilën Rusia po forcon tani kolonën e saj të pestë në Moldavi, sepse beson se do të nënshtrojë qeverinë në Kishinau, është i bindur Nantoi. Dhe në të njëjtën kohë ai thekson: “Ne mbetemi të bashkuar në solidaritet me Ukrainën dhe punojmë në themelet ligjore për heqjen paqësore të regjimit separatist në Tiraspol”.

Gjithçka varet nga fitorja e Ukrainës

Zyrtarët moldavë kanë paralajmëruar vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mbi Transnistrinë varet nga triumfi i Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Në vitet 1990, Transnistria u shkëput nga Moldavia me mbështetjen ruse.

“Shkatërrimi i Republikës së Moldavisë”

Por në të njëjtën kohë, anëtarët e Dumës ruse kërcënojnë Republikën e Moldavisë me shkatërrim nëse vendos të anëtarësohet në NATO. Ky kërcënim u shqiptua nga Leonid Kalashnikov, kryetari i Komitetit të CIS (Commonwealth of Independent State of 12 – Ish-Republikat Sovjetike) në Parlamentin rus. Më parë, presidentja moldave Maia Sandu tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se vendi i saj mund të heqë dorë nga neutraliteti i tij në favor të integrimit në “një aleancë të madhe”.

Kalashnikov tha: “Nëse moldavët duan të shkatërrojnë vendin e tyre, kjo është mënyra më e mirë. Nëse ata besojnë se si Finlanda dhe Suedia mund të përfitojnë fshehurazi dhe shpejt nga situata dhe të anëtarësohen në NATO dhe asgjë nuk do t’u ndodhë, ata duhet të kujtojnë se Finlanda ka dy gjuhë zyrtare dhe respekton popullin e saj.”

Gagauzia dhe Transnistria kanë dy rajone ku jetojnë rusishtfolës dhe që e kanë shprehur vullnetin e tyre shumë kohë më parë, në fillim të viteve ’90, kujtoi Kallashnikov.

Në mënyrë të ngjashme ka reaguar edhe Svetlana Jurova, nënkryetare e Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore Ruse. Ajo tha se Republika e Moldavisë së fundmi ka zemëruar disa herë Rusinë me vendimet e saj dhe kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse që të reagojë për këtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Gjermania “merr në dorë mushkëritë” e botës

Gjermania “merr në dorë mushkëritë” e botës

Dy markat ndryshojnë partneritetin

Dy markat ndryshojnë partneritetin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni