Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mesazhi amerikan: Ja cilit vend duhet t’i ngjajë Shqipëria në Ballkan

Zyrtarja e DASH: SPAK, punë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit!

by te Sheshi
16/09/2024
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Mesazhi amerikan: Ja cilit vend duhet t’i ngjajë Shqipëria në Ballkan
60
SHARES

Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore-Qendrore, Colleen Hyland deklaroi sot se, SPAK është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa i përket luftës ndaj korrupsionit.

Në fjalën e saj në konferencën rajonale “Balkanomics”, që kishte në fokus investimet e huaja, Hyland u shpreh se, “korrupsioni është një problem i madh, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri, por në shumë vende”.

“Ajo që ju dëshironi është që të tërhiqni investime të huaja dhe për këtë duhet të ndryshoni sjelljen, të ndryshoni qëndrimin. Mendoj që Shqipëria ka bërë përparim të shkëlqyer për këtë falë edhe SPAK që është një organizatë e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe nga ajo që kam parë gjithashtu nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit. Dhe nëse ju mund të zhvilloni dhe ruani një organizatë, e cila e ndihmon vendin që të mund të trajtojë çështjet e korrupsionit në fakt do t’i dërgoni një sinjal shumë të fortë investitorëve të huaj jashtë vendit dhe në fakt do të tregoni destinacionin përfundimtar të vendit. Dhe madje dhe brenda vendit për shqiptarët që të mund të investojnë në vetë vendin e tyre”, u shpreh zyrtarja e lartë amerikane.

“Kështu që mendoj që puna është reale. Korrupsioni dhe praktikat jo transparente të bizneseve, të gjitha këto sjellje, të cilat janë në fakt pamje të së shkuarës, janë diçka me të cilën duhet punuar fort, në mënyrë që ju dhe rajoni të mund të rrisni, të vini në një standard i cili ju bën gati për t’u bashkuar në BE dhe gjithashtu prej të cilit të përfitoni të gjithë potencialin që ju keni aty”, tha Hyland.

Duke folur për atë që duhet të bëjë Shqipëria për t’u integruar në BE, Hyland u shpreh se, “në fakt ekziston një plan aty. Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër i rajonit e di qartësisht se çfarë duhet të bëjë në mënyrë që të arrijë përgatitshmërinë e saj për një ftesë për t’u anëtarësuar në BE dhe nevojiten vite përpjekje dhe mendoj që Kroacia që është fqinji juaj më i afërt dhe një nga anëtarët më rishtarë të BE-së, mund t’ju tregojë se çfarë duhet bërë për të arritur deri aty”.

“Nuk është e lehtë, por nëse ju e përkushtoni veten ndaj kësaj, shpërblimi është i jashtëzakonshëm”, shtoi ajo.

Hyland tha se, “kur ne zhvillojmë programe, kur SHBA-të janë duke parë rajonin, në mënyrë konstante mendojmë sesi do të ndihmojnë këto për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”.

“Për ne është domosdoshmëri dhe nuk e shikojmë askund për vendet anëtare në të ardhmen të BE-së, përveçse për të qenë anëtare në BE dhe askund tjetër. Edhe vërtet shpresojmë edhe nga ana e sigurisë shikojmë që të gjithë të jenë anëtarë të NATO-s”, shtoi Hyland.

E pyetur për tregtinë rajonale, Hyland tha se, “elementi tregtar është vërtet një nga tiparet kryesore të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu, jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe si njësi është e rëndësishme të integrohen fillimisht si rajon, pastaj të bëhen pjesë integrale e tregut të përbashkët evropian. Është pjesë e rëndësishme për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën që këto vend do të shtypeshin nëse do të përpiqeshin të hynin të vetme në këtë treg të përbashkët, do të ishte shumë e vështirë të konkurronin. Por nëse ju do të bënit punë përgatitore në mënyrë që të mund të integroheni plotësisht përmes CEFTA-s, përmes Procesit të Berlinit, sepse janë shumë programe aty, prej të gjithave duhet të mund të përfitohet në mënyrë që të përgatiteni dhe të jeni në nivelin e duhet që të konkurroni në një nivel”, tha ajo.

“Ne si SHBA përmes USAID-it dhe programeve të tjera jemi absolutisht të gatshëm t’ju ndihmojmë në këto përpjekje. Dhe nevojitet shumë punë e madhe për të bërë dhe korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll, sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen gjithashtu në përputhje me standardet e BE-së dhe të gjitha këto kanë nevojë për kohë dhe përpjekje. Por ju nevojitet ky fokus dhe kjo vendosmëri dhe ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për këtë”, theksoi Hyland.

Sa i përket investimeve të huaja, Hayden tha se, “nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë dot e vetme dhe ne dëshirojmë të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë, por ka gjithashtu mundësi të tjera që ekzistojnë aty jashtë dhe ajo që ne nxisim është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugën e saj”.

“Gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve, të cilat zhvillohen. A janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore? A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, në llogari, sepse ligji thotë nëse ju duhet të ndiqni për shembull në një tender fiton kompania, e cila ofron çmimin më të ulët, nëse ky ofertues do të ishte nga një vend, i cili ndoshta nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një farë mekanizmi ligjor, i cili ju lejon që të mund të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve. Pra nuk është thjesht çështje e parave që paguan, por gjithashtu është e rëndësishme sepse është në bazë të sigurisë kombëtare dhe çfarëdolloj elementi tjetër që duhet konsideruar në biznes”, përfundoi Hyland. /atsh/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Ideja për zhvarrimin e Titos, refuzuesit e saj përdorin Kosovën si argument

Ideja për zhvarrimin e Titos, refuzuesit e saj përdorin Kosovën si argument

Karrige kokës në një debat politik televiziv

Karrige kokës në një debat politik televiziv

Pse liderët izraelitë pranojnë se, sikur të ishin palestinezë, do të luftonin si ata?

Pse liderët izraelitë pranojnë se, sikur të ishin palestinezë, do të luftonin si ata?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni