Partia shqiptare në Maqedoni, BDI ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në disa media, se populli nuk e mirëpret kryetarin, Ali Ahmeti. Përmes një reagimi publik, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim dënoi ashpër mediat, duke i cilësuar si shpifje tendencioze shkrimet e tyre.
“Disa media janë vënë në shërbim të shpërndarjes së gënjeshtrave dhe nxitjes së dhunës zgjedhore, duke bërë edhe thirrje për organizime të dhunshme ndaj partisë më të madhe shqiptare dhe liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti. Përkrahja masive e shqiptarëve për Ali Ahmetin dhe BDI-në, që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë sa vjen e rritet, pas secilës shpifje të botuar dhe pas secilit gur të gjuajtur për arsye se qytetarët tek Ali Ahmeti gjejnë paqen, sigurinë, stabilitetin përkundër ofertës suaj të dhunës, intrigës dhe shpifjeve”, thuhet në reagimin e partisë së BDI-së.
Kjo forcë politike në takimin e fundit me banorët e Kumanovës është ballafaquar me revoltën e dhjetëra prej tyre. Ata goditën me gurë automjetet e funksionarëve të BDI-së dhe liderit të partisë, Ali Ahmeti./Mensur Krasniqi-tesheshi.com