Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha se tani është koha që të përshpejtohet pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ne duhet të përfitojmë nga ky momentum tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në negociata për anëtarësim për një kohë të gjatë dhe tani është momenti për të përshpejtuar anëtarësimin,” tha Giaufret për Tanjug para hapjes së Javës Evropiane të Mundësive që fillon në Beograd dhe Nish.
Ai deklaroi se “po hyjmë në një epokë të re dhe këtej vjen kjo Javë e Mundësive, ku dëshira është që t’i jepet mundësia të gjithëve të shohin se si mund të përfshihen dhe ta shfrytëzojnë gjithë këtë proces”.
“Është një moment i rëndësishëm sepse ne po marrim një Komision të ri Evropian të kryesuar nga presidentja Ursula von der Layen dhe është një mundësi për të përshpejtuar gjithçka që është punuar deri më tani, për të përshpejtuar të gjitha reformat dhe ky është mesazhi kryesor i Planit të Rritjes dhe ‘Javës së Mundësisë’”, tha Giaufret. /tesheshi.com/