Në një ceremoni me të diplomuarit në Fakultetin e Drejtësisë, Ambasada Amerikane, me gojën e një prej zyrtarëve më të lartë të saj, Daniel Koski, njeriu që muaj më parë ka patur dhe një fërkim me pfresidentin Meta, përcolli mesazhin te brezi i ri i njerëzve të drejtësisë për misionin e madh që bartin, atë të të luftuarit të korrupsionit.
“Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë. Kthejeni veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben”, tha Koski.
“Dijeni që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë me ju për sa kohë ju përkrahni një sistem gjyqësor transparent dhe etik. Mbështetja jonë për atë kauzë dhe për ata që na bashkohen në çuarjen e saj përpara, nuk do të lëkundet kurrë dhe nuk do të dobësohet asnjëherë”, shtoi zyrtari i lartë amerikan në Tiranë. /tesheshi.com/