Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se retë e errëta po fluturojnë mbi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, qëkur qeveria e Prshtinës vuri taksën 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja.
Merkel, në një intervistë me korrespondentët në Berlin, theksoi se Gjermania ka një interes të fortë në integrimin evropian të Serbisë dhe Kosovës,ndaj dhe kërkon të ripërtërijë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Tarifat kanë çuar në regres dhe jo progres, tha Merkel a, duke kujtuar se ajo diskutoi për këtë me liderët e Serbisë dhe Kosovës në mbledhjen e kaluar në Berlin.
“Ne tani duhet të shohim se si të ripërtërijmë dialogun. Kam biseduar me (presidentin serb) Aleksandar Vuçiç, (presidentin e Kosovës) Hashim Thaçi, (kryeministrin e Kosovës) Ramush Haradinaj, por asnjë progres në këtë çështje. Ne kemi ofruar një takim në Paris dhe është ende e nevojshme për të punuar”, tha kancelarja gjermane. /tesheshi.com/