E ndërtuar në një vend me vegjetacion të dendur, në Naucalpan të Meksikës, “Foleja Quetzalcoatl” është një strukturë fantastike në formë gjarpri që ka brenda 10 apartamente, me sipërfaqe prej 5,000 m2.
I dizajnuar nga arkitekti i njohur meksikan, Javier Senosiain, ky objekt i takon “arkitekturës organike”, që inspirohet nga natyra dhe ka ndikim minimal mbi ambientin.
Ky lloj vendbanimi quhet “Quetzalcoatl”, që paraqet hyjninë nga kultura antike e Amerikës së Mesme. Sipas mitit, “Quetzalcoatl” është një hero mitik prej të cilit kanë prejardhjen shumica e banorëve të Amerikës së Mesme.
Përkundër strukturës gjigante në formë të gjarprit, që ka zënë vend në këtë zonë, relievi dhe vegjetacioni kanë mbetur pothuajse të paprekur./tesheshi.com/