Mediat serbe kanë nisur një fushatë të egër ndaj Presidentit të radhës i Bosnjës, Bekir Izetbegoviç, i biri i presidentit themelues të këtij shteti, të ndjerit Alija Izetbegoviç, i cili sipas tyre po hetohet për lidhje me “Vëllazërinë Muslimane” të Egjiptit.
Lajmin e kanë botuar disa media serbe, që thonë se shërbimet sekrete amerikane po hetojnë kreun e Partisë së Aksionit Demokratik se ka lidhje me një nga liderët e partisë që zgjodhi President të Egjiptit, Muhamet Mursinë.
Siç bën të ditur B92, ka qenë administrata e Trump, e cila ka nisur të marrë ngadalë pushtetin, që ka kërkuar ndalimin e çdo organizate që ka lidhje me “Vëllazërinë Muslimane”.
Vetë Trump ka deklaruar në fushatë se “Vëllazërinë Muslimane” do ta cilësojë zyrtarisht si një organizatë terroriste.
Mediat serbe i përmendin Izetbegoviçit lidhjet me Yusuf Kardavin një nga liderët shpirtërorë të Vëllazërisë. /tesheshi.com/