Mediat amerikane po raportojnë se nën urdhërat e një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës së presidentit, Donald Trump.
“Neë York Times” ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë t´a padisin, ndërsa po e kontrollojnë shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias.
CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.
Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve.
Ai u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-tës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich. /tesheshi.com/