Konferenca studentore e universiteteve të Serbisë (SKONUS) thekson se Unioni i Studentëve të Kosovës nuk do të mund të kandidohet edhe një vit për anëtarësim në Unionin e Studentëve të Europës (ESU), përcjell sot “novostionline”.
Kryetari i kësaj organizate studentore serbe, Milan Saviq, siç njofton mediumi serb, të enjten në konferencën e ESU-s (europian students’ union) në Izrael ka thirrur anëtarët e kësaj organizate që të mos e përkrahin Unionin e Studentëve të Kosovës, sepse ajo siç thuhet në kumtesë, s’e ka për qëllim luftën për të drejtat dhe lirinë e studentëve, por dëshirën që ta promovojë pavarësinë e Kosovës, shkruan kohanet.
Pas kësaj kërkese, thuhet, u kalua në votim të fshehtë dhe aplikimi i Unionit të Studentëve të Kosovës u refuzua.
Kryetari i organizatës së studentëve të Serbisë ka thënë se “kjo organizatë përfaqëson 250 mijë studentë në Serbi përfshirë edhe studentë nga territori i Kosovës”. /tesheshi.com/