Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Më në fund bie në pranga gjemëmadhi Vladimir Gjuta, vendosi bombën ndaj familjes së Saimir Tahirit: Kishte vënë paruke

by te Sheshi
19/06/2015
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Më në fund bie në pranga gjemëmadhi Vladimir Gjuta, vendosi bombën ndaj familjes së Saimir Tahirit: Kishte vënë paruke

Forcat speciale të policisë RENEA kanë arrestuar të shumëkërkuarin nga policia, Vladimir Gjuta. Ai është arrestuar në aksin rrugor Kalimash- Kukës, në një aksion të gjerë policor, me bashkëpunimin edhe të forcave RENEA.

Ende nuk dihet nëse synonte të largohej nga Shqipëria, apo ishte thjesht një tentativë arratisjeje brenda territorit shqiptar.

Siç njofton Drejtoria e Policisë së Shtetit, Gjuta ishte i maskuar edhe me paruke të zezë, ai akuzihet si organizatori i dy atentateve ndaj farmacisë dhe pranë shtëpisë së Bashkim Tahirit më 10 shkurt.

Gjuta ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë tip “Opel”, me targa të Kosovës KS04540EP dhe bashkë me të ndodhej si shofer edhe Blerim Thaçi, 32 vjeç, nga Prizreni, që gjithashtu u arrestua. Dyshohet se me makinën “Benz”, me targa AA169JG i ndiqte edhe Indrit Ademi, 26 vjeç, nga Kukësi, që është shoqëruar.

Prej javësh Policia e Shtetit kishte informacione se i dyshuari lëvizte brenda vendit, kryesisht në zonën e Kukësit, ku është edhe vendlindja e tij.

Që prej ditës që ministri Tahiri mori një mesazh kërcënues: “Lëre rëhat familjen Gjuta, se ndryshe do e pësosh”, u dyshua se ai fshihej brenda vendit.

Janë urdhëruar shërbime të përforcuara për mbikëqyrje të bizneseve të Gjutës, banesave dhe përgjimi i telefonave.  Gjithashtu pati edhe përforcime në kufi.

Gjuta dyshohej se lëvizte në itinerarin Kosovë-Shqipëri, duke shfrytëzuar zonën kufitare pa kontroll, ndërsa dje u konfirmua se përdorte edhe maskim me paruke.

Por deri ditën e djeshme, policët nuk kishin rënë në gjurmët e tij për shkak të kamuflimit. Teksa po kthehej nga Tirana në drejtim të Kukësit me një makinë me targa kosovare dhe si pasagjer, i dyshuari është pikasur.

Sinjalizimi ka vënë në lëvizje edhe specialet e RENEA-s, pasi Gjuta cilësohej person me rrezikshmëri të lartë. Kur ka hyrë në zonën e Kalimashit, efektivët pritën sa të futej në tunel dhe më tej bllokuan hyrjen dhe daljen, që të mos arratisej.

Kur ka parë postblloqet brenda tunelit, i kërkuari ka kuptuar se ra në kurth, duke mos bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit të 35-vjeçarit u prangos edhe kosovari Blerim Thaçi, si dhe u shoqërua Indrit Ademi, që dyshohet se është ndihmës i tyre.

Specialet bënë transportimin e tyre në mbrëmje drejt Tiranës, për izolim në paraburgim. Gjatë momentit të futjes në Policinë e Tiranës, teksa specialet e mbanin nga krahët, u dallua se Gjuta mbante edhe paruke për maskim dhe ishte më i shëndetshëm nga momenti kur u shpall në kërkim.

Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme ai të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë së dhënë në mungesë, “arrest në burg”.

Gjuta është i dyshuar si autori i vënies së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa pas këtij veprimi të dyshuar i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues kreut të Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar të mos ngatërrohej me fisin Gjuta.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar.

Sipas hetimeve ka qenë pikërisht ai i cili ka bërë një thirrje tek karta telefonike që ndodhej tek lënda plasëse dhe menjëherë pas shpërthimit ka hequr kartën dhe e ka thyer. Deri në këtë pikë ka vepruar sipas “udhëzimeve” që kishin vendosur së bashku me shtetasin Emiljano Matmuja, por gabimin e ka bërë disa orë më pas.

Sipas hetuesve Gjuta ka pasur në përdorim një tjetër kartë SIM, të cilën e ka vendosur në të njëjtin telefon që disa orë më parë e përdori për të aktivizuar bombën në farmaci.

Prokuroria thotë se është provuar me anën e numrit të IMEI-t të aparatit të telefonit, se Gjuta është urdhëruesi i shpërthimit në farmaci, ndërsa ai akuzohet për drejtim të grupit të strukturuar kriminal, që ka kryer vepra me qëllime terroriste. Nëse vërtetohen provat e akuzës, atëherë Gjuta rrezikon minimalisht 20 vite burg, pasi ngjarjet e 10 shkurtit nuk patën viktima.

Ndërkohë para pak kohësh në telefonin e ministrit të Brendshëm erdhi një sms kërcënuese që dyshohet se ishte dërguar po nga Vladimir Gjutaj.

/tesheshi.com/

Tags: arrestohetvladimir gjuta

Related Posts

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Zaganjori takon ambasadorët Lu e Vlahutin: Ndryshime për kthimin e besimit tek drejtësia

Zaganjori takon ambasadorët Lu e Vlahutin: Ndryshime për kthimin e besimit tek drejtësia

FOTO-VIDEO/Ulen çmimet në supermarket, njerëzit ‘bëjnë luftë’ kush të marrë i pari

FOTO-VIDEO/Ulen çmimet në supermarket, njerëzit ‘bëjnë luftë’ kush të marrë i pari

Qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Jo sulmeve ndaj bizneseve sllovene

Qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Jo sulmeve ndaj bizneseve sllovene

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni