Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me gjithë armiqësinë, muslimanët e Moskës ndryshojnë qytetin

by te Sheshi
22/07/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Me gjithë armiqësinë, muslimanët e Moskës ndryshojnë qytetin

Nga Mansur Mirovalev

Më e pakta 1.5 milionë muslimanë në kryeqytetin e Rusisë formojnë grupin demografik me rritjen më të shpejtë dhe më të larmishëm etnikisht.

Të rrethuar nga policë dhe gardhe metalike të lëvizshme, ata vendosën sixhadet e faljes dhe copat e letrave të murit në asfaltin e ftohtë, përgjatë udhës së tramvajit.

Më pas mbështetën këmbët dhe nxorën fjalët, “Allahu është më i madhi!” U përkulën, ranë në gjunjë dhe në sexhde përballë xhamisë Sobornaja, me kube të artë, pavarësisht fytyrave të shushatura dhe të tromaksura të kalimtarëve dhe policëve me shkopinj gome rreth tyre.

Më shumë se 60.000 muslimanë u mblodhën në shesh dhe në pesë rrugë të bllokuara përkohësisht rreth xhamisë kryesore të Moskës, me 180.000 të tjerë të mbledhur në pesë xhami të tjera dhe në tre duzina vende të përkohshme në Moskë dhe në rajonin e tij, për të festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit të këtij viti, thotë policia.

Çdo person do të kalonte përmes një detektori metalesh dhe do t’i nënshtrohej një kontrolli identifikimi.

Disa muslimanë ishin të indinjuar nga trajtimi me të cilin u ndeshën në një nga ditët më të shenjta të vitit.

“Ju doni të faleni në një xhami, e ju duhet të hyni në një kafaz,” thotë Murad Abdullaev, një 29-vjeçar me mjekër nga Derbenti, qyteti më në jug të Rusisë, në provincën e pabindur të Dagestanit.

“Ju faleni në punë, e merrni qortime, por kur kolegët tuaj vijnë në gjendje të turbullt prej pijes apo e ndërpresin gjatë punën për të tymosur cigare, kjo është në rregull,” thotë ai, duke i përshkruar shokët e punës në një kompani ndërtimi në jug të Moskës.

Disa moskovitë janë gjithashtu të palumtur prej vështirësive që ndeshin gjatë kremtimit të dy festave të mëdha islame, Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

“Përsëri [disa] rrugë janë plot me njerëz që falen, përsëri rrugët pranë janë të bllokuara, [ka] tensione me policinë,” shkruajti Ilja Varlamov, një njeri aktiv e popullor në blogje.

00-islam-in-russia-12-12-01-15

“Për shumë vite, kjo ka qenë panorama në Moskë dy herë në vit. Dhe gjithkush ka mbetur pa fjalë çdo herë,” u shpreh ai.

Moska ngjan në ditë si këto një vend mjaft armiqësor për muslimanët të cilët jetojnë këtu tani dhe përbëjnë pjesën e popullsisë me rritjen më të shpejtë dhe më të larmishme nga pikëpamja etnike.

Me një popullatë zyrtare prej 12.5 milionësh, kryeqyteti i Rusisë është tani shtëpia e së paku 1.5 milionë muslimanëve, sipas analistit politik Aleksei Malashenko. Kjo është ku e ku më tepër se popullsia muslimane e çdo qyteti tjetër europian ku popullata lokale nuk është mbizotërueshmërisht muslimane.

“Moska po përshtatet dalëngadalë me të qenit qyteti më i madh musliman i Europës, dhe muslimanët po përshtaten gradualisht me të,” i tha Malashenko Al Jazeera-s.

Muslimanët e Moskës

Identiteti i Rusisë u farkëtua gjatë përplasjes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit shumëshekullor me fqinjët muslimanë. Principata e vockël e Moskës e mundi dalëngadalë Hordhinë e Artë, një kanat i fuqishëm mongolo-tatar, dhe më pas bëri luftëra të panumërta në dhe kundër Turqisë otomane, Iranit, Azisë Qendrore dhe Kaukazit.

Muslimanët të cilët jetojnë tani në Moskë janë pasardhës të kësaj trashëgimie historike. Tatarët etnikë, grupi i tretë etnik më i madh i Rusisë pas rusëve sllavë dhe ukrainasve, kanë jetuar këtu për shekuj; azerët u vendosën këtu në vitet 1990, pasi i ikën luftës armeno-azere.

Ata u pasuan nga një numër gjithmonë në rritje i vendasve të Kaukazit të Rusisë, një rajon multietnik dhe tejet i subvencionuar, i munduar nga rebelimi dhe dhuna.

Që nga fillimi i viteve 2000, miliona të mërguar për punë nga Azia Qendrore ish-sovjetike janë derdhur drejt Rusisë, më së shumti në kërkim të punëve të paguara pak. Gjithashtu ka një prani të dukshme të muslimanëve nga Afrika nënsahariane, nga nënkontinenti indian, dhe nga Lindja e Mesme.

Megjithatë, emigrantë apo rusë të lindur, shekullarë apo praktikues, muslimanët nuk ndjehen të mirëpritur këtu. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se shumë rusë ndjehen të kërcënuar nga ky vërshim i muslimanëve. Sulmet e kryera nga luftëtarët çeçenë dhe nga bombëhedhëset vetëvrasëse që nga fillimi i viteve 2000 i kanë frikësuar po ashtu shumë njerëz.

Duke çarë përpara

Moska ka vetëm gjashtë xhami, dhe përpjekjet për të ndërtuar të reja janë përballur me protesta dhe manifestime.

Femrat me hixhab ecin përbri zonjave që veshin minifunde dhe rroba provokuese edhe në temperaturat nën zero të dimrit. Policia i ndalon meshkujt muslimanë pandërprerë për kontrolle të dokumentave, duke u bazuar në pamjen e tyre, në ngjyrën e lëkurës, në mjekrat dhe veshjet.

Në qytetin që sheh miliona vizitorë në vit ka vetëm dy hotele hallall. E vetmja palestër dhe klinikë shëndetësore muslimane u mbyll pak pasi hapi dyert. Ka vetëm një grusht shkollash dhe kopshte fëmijësh për muslimanët. Ndonëse, në tërë Moskën kanë mbirë furra buke, kafene e restorante që tregtojnë pilaf, qebap, byreqe e pide aziatikoqendrore.

Ushqimi hallall është bërë një biznes fitimprurës, dhe shumë jomuslimanë të frikësuar nga cilësia e ulët e artikujve ushqimorë të prodhuar në Rusi kanë parapëlqyer mishin hallall.

“Tregu ishte i paprekur, dhe qe e lehtë ta mbushje atë,” i tha Al-Jazeera-s Venera Kaderova e Halal Ash-it, një prodhuesi të vogël të produkteve me mish hallall, mbi fillimin e punës së kompanisë në fillim të viteve 2000.

Prania e muslimanëve në Moskë nxiti një tjetër tendencë, atë të rritjes së numrit të rusëve etnikë që konvertohen në Islam.

Anastasija Korçagina e ndryshoi emrin e saj në Aishe pasi u konvertua në Islam thuajse pesë vite të shkuara, dhe tani mban një shami koke tërë ngjyra e një veshje konservatore.

“Dëgjoj shumë fjalë të mira për mënyrën si jam veshur, e se sa bukur ngjan,” tregon ajo. “Kurrë nuk jam përballur me sjellje të keqe.”

Marrë nga: Al Jazeera, përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com          

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Miratohet ligji i Arsimit të Lartë, opozita shpreson te refuzimi i Nishanit

Miratohet ligji i Arsimit të Lartë, opozita shpreson te refuzimi i Nishanit

FORUM/ A pritet ndonjë e re nga Raport-Progresi i këtij viti për Kosovën?

FORUM/ A pritet ndonjë e re nga Raport-Progresi i këtij viti për Kosovën?

E ku është miqësia në këtë ndeshje miqësore futbolli?!

E ku është miqësia në këtë ndeshje miqësore futbolli?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni