Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me banorët përreth ‘Elbasan Arena’-s: Nuk bëjmë biznes me ballkone, “shqipja me shkjaun” ofrohen falas!

by te Sheshi
27/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Me banorët përreth ‘Elbasan Arena’-s: Nuk bëjmë biznes me ballkone, “shqipja me shkjaun” ofrohen falas!

Nga Bardha Nergjoni

Për parantezë duhet thënë se kaosi urban shqiptar ofron lloj-lloj paradoksesh, praktike dhe vizuale. Fjala vjen, peisazhi rreth e rrotull ‘Elbasan  Arena’-s të ofron pamje të rralla: një oxhak të vjetër ndërmarrjeje nga ato të komunizmit, se dhe pallate të tipit “gërdalla” të kapitalizmit tonë, që nuk gjen të dyta në botë, jo aq sa nga mungesa e estetikës – më shumë se pallate banimi, ngjajnë si konvikte moderne –  se sa nga vendndërtimi i tyre, si në rastin e Elbasanit, “n`byth” të stadiumit.

Në prag të ndeshjes me Serbinë, shumë shqiptarë që kanë prerë shpresat për të siguruar biletë, po shohin mundësinë që të “kacaviren” diku për ta parë “live” përballjen me “shkjaun” në futboll. Nuk e dijmë nëse do shohim ndonjë frymor majë atij oxhakut atë mbrëmje, por e dijmë se ballkonet e pallateve përreth do jenë plot. Madje thuhet se shumë veta po bëjnë kërkime në rrethin e “gjakut” apo atë shoqëror se mos ndoshta kanë ndonjë të njohur si banor të atyshëm, për të bërë të mundur përfitimin e një cope vend.

Por ajo që po përflitet më së shumti, është shitja e vendeve prej tyre, deri në një çmim prej 30 eurosh (pa tvsh, dhe kuptohet pa kupon fiskal)

Por jo! “Një njeri që nuk do sportin por biznesin, na e nxorri namin”, thonë një pjesë e banorëve, duke mos pranuar se po shesin vende në ballkone.

Nga ana tjetër, ata kanë nisur të organizohen, pasi e konsiderojnë veten me një rol jo të vogël në mbarëvajtjen e ndeshjes. Ata druhen se mos prej tyre rrjedh ndonjë incident, më saktë prej pallateve ku ata banojnë, që prej aty çoç mund të telekomandohet ndonjë “dron armik”.

Tashmë policia e Elbasanit e ka bërë “xhiron” e parë duke monitoruar të gjitha objektet përreth stadiumit, ndërkohë që është ngritur një “grup pune” për të mos lejuar asnjë të panjohur të hyjë në brendësi të pallateve.

Familjet thonë se ballkonet janë vetëm për familjarët e tyre, pra rrethin e afërt. “Nga kati i dytë nuk duket gjë. Në katin e tretë pamja është më e mirë dhe mund ta ndjekim më mirë. Ndërkohë ajo që mund të quhet një tribunë ende në ndërtim, një ndërtesë trikatëshe përballë tribunës kryesore, duket se nuk do të ketë publik. Ky objekt është vendi më i mirë nga mund të shihet ndeshja, por aty qëndrojnë vetëm punonjës të gardës dhe policia”.

Si u “fluturoi” lajmi për shitjen e ballkoneve

Një banor i pallatit më afër stadiumit tregon se këtë fakt e kanë dëgjuar qysh pas ndeshjes me Portugalinë.

Sequence 01.00_10_21_08.Still008

“Isha duke u ngjitur për në shtëpi kur më vijnë dy kosovarë e më thonë sa do ta ndjekim ndeshjen nga ballkoni yt. U thashë asnjë lek, pasi ne ballkonet i kemi për njerëzit tanë. Mblidhemi të gjithë bashkë me të afërmit dhe e ndjekim bashkë. Më thanë që u kishin kërkuar 30 euro dhe më vonë mora vesh kush e kishte bërë këtë gjë. Dikush që ka një objekt pranë pallatit tonë, gati ngjitur me stadiumin, ka krijuar një ministadium. Nga ballkoni im duken shkallët që ka krijuar që ndeshja të ndiqet nga kati i fundit i objektit të tij. Ai na e nxorri namin e keq që ne shesim ballkonet. Në asnjë rast, asnjë elbasanas që e do futbollin, nuk përfitonte nga vëllezërit e tij bashkëkombas. Vetëm një njeri që do vetëm lekun e nuk do futbollin mund ta bëjë këtë proçkë”, kështu rrëfen Bardhi, ndërsa bën me gisht objektin ku duken shkallët që improviziojnë një stadium që mund të mbajë rreth 20 vetë e më shumë.

Banorët e organizuar, që asgjë të mos ndodhë nga ballkonet e tyre

“Nuk do lejojmë askënd që të bëjë qoftë edhe një xhest antisportiv për të vënë në rrezik ndeshjen”, shprehet Kujtimi, duke theksuar masat që kanë marrë ata si banorë që të mos ndodhë asgjë, të paktën nga pallati i tyre që ndodhet më afër dhe që ka edhe numrin më të madh të banorëve:

“Kemi ngritur një grup pune që të mos lejohet të hyjë askush i dyshimtë në pallat. Jemi takuar të gjithë kryefamiljarët që gjithësecili të mbajë përgjegjësi për ballkonin e tij. Do jemi sërish bashkë me të afërmit tanë duke ndjekur ndeshjen, por si qytetarë të mirë dhe mikpritës, madje duke u hapur derën edhe vëllezërve. Por në këtë ndeshje siguria do të jetë kryesore dhe sigurisht që njerëz që nuk kanë biletë mund të bëjnë edhe vandalizma. Ne nuk do ta lejojmë. Unë kam bërë gati edhe një poster të madh për mikpritjen e Elbasanit. Banorët e pallateve do të tregojnë vërtet se fatin që janë afër stadiumit do ta përkthejnë me qetësi dhe sportivitet. Stadiumi i Elbasanit është i vogël dhe ne do ta ndjekim nga ballkonet tona duke njoftuar policinë për çdo dyshim që mund të kemi. Për Shqipërinë të rëndësishme janë pikët. Për ne gjithashtu e rëndësishme është që nga ballkonet tona të mos ketë asnjë problem. Jemi të gjithë bashkë për fitoren e Shqipërisë”.

Ndërkohë, pronari i një tjetër kompleksi pallatesh, thotë se në bashkëpunim me policinë do të merren të gjitha masat që të mos ketë asgjë që ta cënojë ndeshjen. “Unë vetë jam me orgjinë kosovare dhe do t`u hapja dyert të gjithëve, por për hir të sigurisë gjithçka do të lihet në kontrollin e policisë. Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë që të shiten vendet. Kush e ka bërë nuk është as shqiptar dhe nuk e do futbollin”, thotë Isai, ndërsa shprehet se familjet që banojnë në pallate nuk ndodh që të marrin para. Këtë sipas tij e bëjnë vetëm njerëzit që e shikojnë ndeshjen vetëm si biznes.” /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Franca fillon sulmet ajrore në Siri

Franca fillon sulmet ajrore në Siri

Gjermani, gruaja rikthehet pas 31 vitesh, të gjithë e dinin të vdekur

Gjermani, gruaja rikthehet pas 31 vitesh, të gjithë e dinin të vdekur

Tumori në mushkëri, ja nano-ilaçi që sulmon kancerin

Tumori në mushkëri, ja nano-ilaçi që sulmon kancerin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni