Senatori amerikan John McCain në fjalimin e tij hyrës para deputetëve kosovarë, ka rrëfyer një histori familjare.
Ai tha se Nënë Tereza para 24 vjetësh e kishte lutur atë dhe gruan e tij që të adoptonte dy vajza nga Bangladeshi, dhe bëri të ditur se njëra prej tyre sot është vajza e tij e cila quhet Bridgett.
“Para 24 vjetësh gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. Dua të falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të bukur”, tha McCain, i cili pas këtij rrëfimi u duartrokit nga deputetët kosovarë. /tesheshi.com/