Të paktën 700 emigrantë kanë vdekur në një zonë rreth 73 milje në veri të Libisë pas mbytjes së një anije që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Refugjatët ndodheshin në bordin e një peshkarexhe rreth 30 metra e gjatë, e cila është përmbysur ndërkohë që po i afrohej një varke shpëtimi të hedhur nga vapori tregtar, “King Jacob”. Bëhet gjalë për mbytjen më të madhe të ndodhur në det në historinë e eksodeve. Vetëm 28 veta kanë mbijetuar.
Në zonën e mbytjes janë dërguar mjete të Rojes Detare dhe Guardia di Finanza të Italisë. Sipas hetimeve paraprake, përmbysja e anijes ka ndodhur kur të gjithë emigrantët me të parë vaporin tregtar kanë shkuar në njërën anë të peshkarexhës, duke peshuar dhe shkaktuar përmbysjen.
/tesheshi.com/