Kurdët dolën në rrugët e Erbilit pas mbylljes së vendvotimeve për referendumin nëse Kurdistani i Irakut duhej të bëhej i pavarur.
Muzika u lëshua me zë të lartë, njerëzit filluan të kërcejnë, u ndezën fishekzjarre dhe flamujt po valojnë nga majat e ndërtesave, makina dhe kamionë në pritje të asaj që pothuajse do të jetë një “Po” në referendum.
“Bye bye Iraq” filluan të bërtasin rivalët kurdë, ndërsa turmat u mblodhën pranë kështjellës në qendrën e Erbilit, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.
“Nuk ka para, nuk ka reformë, ne duam të ikim nga Iraku!” thotë burri me emrin Ayad.
Një tjetër thotë se Iraku nuk u ofroi mbështetje kurdëve në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
“Kur erdhi ISIS, ne kërkuam para dhe nuk morrëm asnjë për t’i luftuar ata”, u ankua ai.
Entuziazmi për pavarësi ishte masiv në këtë qytet, qendra kryesore e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG).
Presidenti Massoud Barzani dhe Kryeministri Nechirvan Barzani hodhën votat e tyre në fillim të ditës, duke hedhur poshtë çfarëdo thashetheme që referendumi mund të shtyhej pas ankesave nga fqinjët e Kurdistanit.
Një nga kremtuesit në Erbil kishte të shkruar fjalën “Po”, në kokën e rruar. Ai ishte i paqartë në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme midis Irakut dhe Kurdistanit.
“Ne nuk jemi irakianë, ne jemi kurdë. Ne kemi nevojë për lirinë e Kurdistanit”, tha ai.
“Ne jemi të lumtur këtu. Iraku ka mbaruar”, tha ai.
Votuesit kurdë dolën sot për t’u përgjigjur me po ose jo në pyetjen e fletës së votimit në gjuhën kurde, turke, arabe dhe asiriane: “A doni që rajoni i Kurdistanit dhe zonat e Kurdistanit jashtë rajonit të bëhen një vend i pavarur?”
Referendumi u mbajt përkundër presionit të madh ndërkombëtar ndaj Barzanit për ta anuluar atë, me frikën se kjo do të nxiste konflikte të reja me Bagdadin dhe me fqinjët e fuqishëm të Irakut, Iranin dhe Turqinë.
Irani e mbylli kufirin e saj me Kurdistanin iraken në përgjigje të referendumit për pavarësinë, tha të hënën ministria e jashtme.
Kurdët e Irakut eksportojnë mesatarisht 600,000 fuçi në ditë përmes një tubacioni që kalon përmes Turqisë në Ceyhan në Mesdhe.
Erdogan kërcënoi të hënën se do të ndalë eksportet e naftës, duke denoncuar i zemëruar këtë referendum si “të paligjshëm”.
Teherani gjithashtu ka rritur presionin, duke njoftuar të dielën se kishte bllokuar të gjitha fluturimet në rajon dhe nga rajoni me kërkesën e Bagdadit.
Ministria e jashtme në Teheran tha se kufiri i saj tokësor me Kurdistanin iraken mbetet i hapur duke ndryshuar kështu një deklaratë të mëparshme.
Të lënë pa një shtet të tyre kur kufijtë e Lindjes së Mesme u vizatuan pas Luftës së Parë Botërore, kurdët e shohin veten si popullata më e madhe në botë pa shtetësi.
Grupi etnik jo-arab numëron mes 25 dhe 35 milion njerëz të shpërndarë në Irak, Iran, Turqi dhe Siri. /tesheshi.com/