Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur ditën e sotme, ndërsa në fokus të kësaj mbledhjeje është dialogu për arritjen e konsensusit për reformën.
Paraprakisht raportohet se është arritur kompromisi për Byronë Kombëtare e Hetimit, e cila është struktura e krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.
Mësohet se përfaqësuesit e opozitës dhe të mazhorancës kanë rënë dakord që Byroja të jetë nën varësinë e Prokurorisë Speciale, e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm.
Aktualisht mbledhja e komisionit është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. /tesheshi.com/