Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI-së ditën e sotme është shprehur dialogu politik dhe konsensusi janë të nevojshme për efektivitetin e reformave të mëdha
Për reformën administrative Meta u shpreh se LSI kërkoi dhe mbështeti rëndësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike si opozitën kryesore.
“Shteruam të gjitha përpjekjet për të përfshirë PD në këtë proces, e cila e paragjykoi dhe u vetëpërjashtua në mënyrë sistemaike. 5 variante iu dhanë PD pas konsultimit me ekspertët, duke iu lutur të zgjidhte një prej tyre, por ata organizuan një konferencë kombëtare për këtë reformë, duke ftuar edhe përfaqësuesit e mazhorancës, Fino dhe Vasili me shpresën se këta nuk do të shkonin dhe do të bojkotonin opozitën”,- tha kreu i LSI.
Sa i takon reformës në drejtësi, Ilir Meta deklaroi se LSI dhe mazhoranca kanë qenë të bindur dhe të pozicionuar qartë në kërkim dhe për arritjen e konsensusit. Duke u shprehur se Komisioni i Venencias kërkon hartimin e amendamenteve kushtetuese në mënyrë konsensuale, Meta deklaroi se një reformë gjtihëpërfshirëse dhe konsensuale është një reformë me besueshmëri të lartë, me jetëgjatësi të sigurt.
“Vetëm transparenca siguron dhe rrit besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi. Është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar, me qëllim arritjen e një dokumenti përfundimtar të pranuar dhe certifikuar nga partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht nga Komisioni i Venecias. Detyra jonë është të krijojmë të gjitha hapësirat për opozitën, të kontribuojë në këtë dialog me profesionalizëm dhe jo me populizëm”,- tha ndër të tjera Meta./tesheshi.com/