17 vjeçari i arrestuar me një arsenal armësh në makinë në Lazarat, Xhulio Malo ka dalë sot për masë sigurie dhe gjykata e ka lënë atë në burg.
Malo dyshohet se është anëtar i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në Lazarat. Policia po vazhdon aksionin në fshatin jugor të vendit për kapjen e të kërkuarve. Mëngjesin e sotëm, policia arrestoi tre anëtarë të tjerë të grupit në fjalë./tesheshi.com/