Theresa May sot zyrtarisht do të japë dorëheqje nga kreu i Partisë Konservatore, por do të mbetet si kryeministre derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.
Zonja May njoftoi dorëheqjen e saj dy javë më parë, duke thënë se ndjente keqardhje të thellë që nuk mundi ta finalizonte procesin e Brexit.
Njëmbëdhjetë deputetë konservatorë konkurrojnë për ta zëvendësuar atë si udhëheqëse të partisë dhe përfundimisht si kryeministre.
Si do të ja dalë kryeministri i radhës që ta finalizojë Brexit-in me pëlqimin e shumicës së Parlamentit, mbetet një nga pyetjet kryesore që dominojnë politikën britanike. /tesheshi.com/