Prishtinë – Gazetari Halil Matoshi e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili, të premten në mbrëmje i doli në mbrojtje ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Ministri Stavileci një ditë më parë kishte deklaruar se kosovarëve iu mjafton një pagë prej treqind eurove, por mos t’i bëjnë më shumë se tre fëmijë, ndërsa kryeministri jo që nuk ka kërkuar falje për këtë shprehje të ministrit, por nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook e ka përmendur planifikimin e familjes.
Lexojeni të plotë postimin e Matoshit, ashtu siç e ka shkruar ai – pa ndërhyrje nga redaksia, e ku përveç me kryeministrin, ai merret edhe me mediet proqeveritare të cilat sot e nënvlerësuan dekoratën që iu dha Behgjet Pacollit nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sapo u informova se Kryetari i Shqipnise Zotni Nishani e paska dekorue Behgjet Pacollin me urdhnin “Nderi i kombit.” Mediat e HTH ne Prishtine e heshten informaten, mbase ia kane hanger paret e tash s’u vyen ma!???
Dhe, po e vras mendjen: Ky komb asht zaptue nga ni klase politike e perbame p’ej mujshoresh e injorantesh, qe herojt e vertete i ulin tek pluhuni, ndersa horrat i ngrjne tek rete… E po vetem due me e perkujtue Mitrush Kutelin qe thoshte: “Jam kosovar, Zot e krenar’ tek “Poem kosovar.’
Sapo e lexova Kryeministrin e cakorduem e te stresuem kosovar tek e mbron ni minister fodull e komplet analfabet funksional n’cashtje demografie e n’ato shtetnore, i cili, s’e di c’asht ndjesa – kerkimfalja – per fjaline e tina neomaltusiane!?
Edhe I.M. i doli reni me fole per palnifikim t’familjes, ne kohen kur familjes duhet dhane shpresen e vrame, perspektive per ni shkolle ma t’mire e per ni pune, mbrojtje shtetnore, siguri (edhe sigurime sociale e shtesa per femijte) e jo perdite nga ‘i doze helmi… Para tij e BS kan pas sha e nem nanat shqipatre si lavatriqe edhe tradhtari Ali Shukria, fashisti Millosheviq e ni minister i tij marroq, i quejtun M. Kertes…e ato Zojat – Nana vazhduen me ripertri Kosoven, me dashuri &Kryenecesine e tyne legjendare, por nihereit edhe tuj u arsimue e ba karriera t’suksesshme n’tana rrafshet e jetes!!!/TeSheshi/