E kush nuk dëshiron të ketë një fytyrë të butë dhe të lëmuar si fëmijët e vegjël. Për të pasur këtë, e madje edhe një lëkurë të shëndetshme po ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë dhe shumë efektive me banana dhe mjaltë…
Do t’ju duhet: 1 banane, 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle kos.
Krijoni një përzierje në formën e puresë me kosin dhe mjaltin dhe pastaj mbajeni në frigorifer për disa minuta. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke e lënë për 20 deri në 30 minuta ose derisa të thahet dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Përfitimet që vijnë nga bananja:
- Bananja është një depo vitaminash dhe mineralesh që janë të dobishme për lëkurën tuaj.
- Vitamina C, si një komponent aktiv i bananes, ngadalëson procesin e plakjes të lëkurës dhe konsiderohet të jetë një antioxidant natyrore.
- Vitamina B është e nevojshme për qelizat e lëkurës për të ruajtur rininë e tyre.
- Vitamina E parandalon plakjen e lëkurës.
Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Përveç kësaj, ajo është përdorur gjerësisht në kujdesin e flokëve kështu që ju mund të zbuloni maska të ndryshme të flokëve me banane.
Megjithatë, në rastin e alergjisë ndaj banane ose kur jeni tepër i ndjeshëm ndaj frutave ekzotike është e rekomanduar që të mos aplikoni maska fytyre të përbëra prej tyre. Ju mund të kontrolloni vetë nëse keni alergji ndaj përbërësve të maskës.
Kjo vlen për ҫdo maskë fytyre. Aplikoni një sasi të vogël të maskës në pjesën e sipërme të dorës dhe lëreni për aq kohë sa do të linit maskën. Nëse vini re skuqje apo acarim në zonën e aplikimit, ju nuk duhet të përdorni një maskë për fytyrë./tesheshi.com/