Nuk dihet nëse është e sajuar apo ka ardhur natyrshëm një gjobë e policisë për një anëtar të qeverisë, më saktë ministrin Blendi Klosi, për të cilin thuhet se ka shkelur masat COVID me tubimet e organizuara politike.
Organizoi një takim në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.
Lejoi organizimin e këtij takimi në lokalin në pronësi të tij, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i subjektit.
Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin policor.
Nga ana tjetër, presidenti Meta u sheh vetëm politikisht operacionet policore COVID, sidomos pas një gjobe për një tubim të LSI-së së tij.
“Populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar!”, shkruan në stilin e tij të hapur të luftës me qeverinë njeriu që mban postin e lartë të kreut të shtetit. /tesheshi.com/