Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Masakra e Srebrenicës, historitë e errëta që u tentuan të zbardhen nga shtypi

by te Sheshi
09/07/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Masakra e Srebrenicës, historitë e errëta që u tentuan të zbardhen nga shtypi

11 korriku i këtij viti shënon 20 vjet që nga masakra e Srebrenicës ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem, muslimanë boshnjakë, më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Përgjatë këtyre 20 vjetëve, shumë janë thënë dhe histori pa fund janë treguar për mizorinë e serbëve që vranë më gjakftohtësi burrat dhe djemtë, muslimanë të Bosnjes. Vetëm pas 20 vjetësh, edhe pse është artikuluar shpesh se masakra e Srebrenicës përbën genocid, OKB kërkon të miratojë një rezolutë që e shpall atë si të tillë, duke ndeshur kundërshtimin e fortë të Rusisë. Kjo e fundit bllokoi në Këshillin e Sigurimit miratimin e rezolutës, ndërsa serbët nuk pranojnë në asnjë mënyrë ta cilësojnë genocid ngjarjen ne Srebrenicë, edhe pse kryeministri i ri i këtij vendi, Aleksandar Vucic është shprehur i gatshëm të shkojë në Srebrenicë e të nderojë viktimat.

Mediat botërore dhe ato shqiptare e kanë përcjellë ndër vite masakrën duke tentuar të zbardhin detaje të saj, sesi ndodhi që në sy të të gjithë botës të vriteshin aq shumë njerëz. Në një artikull të botuar në Bota Sot në vitin 2009, pershkruhet pafuqia e paqeruajtësve holandezë për të mbrojtur civilët.

Henri van de Belt, bënte pjesë në kontingjentin e helmetkaltërve hollandezë, që duhej të mbronin enklavën myslimane të Srebrenicës, vetëm përmes praninë së tyre. Por serbët nuk u trazuan nga prania e misionit paqeruajtës të helmetkaltërve. Ata morën Srebrenicën me forcën e armëve dhe hollandezët, 450 ushtarët, vështronin duarlidhur. Të luftuarit, thotë Henri van de Belt, nuk ishte asnjëherë alternativë. Ushtarët kishin qenë të dobësuar. Nuk kishte ushqime, kishin pak karburant dhe batalioni ishte pakësuar. Dhe ata nuk kishin mandat për të luftuar, tregon Henri van de Belt.van de Belt: “Kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë. Sikur të ishte marrë vendimi për të luftuar, atëherë për serbët do të kishte qenë e lehtë të na vrisnin të gjithë. Atëherë do të kishte patur më shumë viktima, shumë më tepër, se sa janë vrarë.”

paqeruajtesiPasi morën qytetin, serbët nën udheheqjen e Ratko Mlladiç i ndanë muslimanët boshnjakë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, burrat dhe djemtë në anën tjetër. Gratë i larguan me autobuzë të shoqëruar nga ushtarët helmetkaltër hollandezë. Por, thotë ish ushtari Johan de Jonge, ata ishin të pafuqishëm. “Ne nuk kishim armë më. Megjthatë ne jemi përpjekur t´i mbronim atje njerëzit, si të mundnim. Por në gjysmën e rrugës djemtë tanë i nxorën nga autobuzët, ata duhet të ktheheshin në këmbë në kamp. Në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës u nxorën gratë më të bukura, nga mosha 14 deri 30 vjeçare. Ata i morën pastaj në pyll dhe pjesën tjetër mund ta marrësh me mend….”

Johan de Jonge ka qenë atëherë vetëm 20 vjeç. Srebrenica ishte për ushtarin profesionist angazhimi i parë jashtë shteti. Ashtu si shokët e tij ai nuk ishte i përgatitur për atë, që do t´i priste në Ballkan. Brutaliteti i serbëve dhe vrasja e tyre me plan.

Në një shkrim, botuar nga e perditshmja londineze “The Guardian” risillet në vëmendje atë që e cilëson e vërtetë që Greqia i shmanget prej kohësh. Sipas gazetës, vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës për të marrë pjesë në genocidin serb, duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë.

Përfshirja e Greqisë në këtë mizori, dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, ato mund të zbardhen vetëm nga paraqitja e 60-vjeçarit Millotinovic para Tribunalit të Hagës. “The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviq në aleancën Athinë-Beograd gjatë viteve nëntëdhjetë kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan.

Përgatiti: Juli Prifti

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Tom Doshi rikthehet në Kuvend dhe ulet në karrigen e vjetër, pranë Erjon Braçes

Tom Doshi rikthehet në Kuvend dhe ulet në karrigen e vjetër, pranë Erjon Braçes

Njihuni me shtetin ku policia nuk qëllon asnjëherë me armë

Njihuni me shtetin ku policia nuk qëllon asnjëherë me armë

Ambasadorja e BE-së sulmon prokurorët: Pse nuk i arrestoni gjyqtarët e korruptuar?!

Ambasadorja e BE-së sulmon prokurorët: Pse nuk i arrestoni gjyqtarët e korruptuar?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni