Një shembull i marrëzive së pakufishme njerëzore vjen nga Ekuadori, ku arkivoli i liderit të vrarë të një karteli u mbush dhe me armë, nën pretendimin se duhet të mbrohet në jetën tjetër, pasi nuk ia doli në këtë jetë dot.
Çështja është jo s’e ekziston jeta tjetër, por se e pret krejt tjetër gjë nga ajo që mendojnë shumë të gjallë.
#Dearjosieb : Local media reports Julian Sevillano, the 39-year-old Ecuadorian cartel boss known as “El Fatal,” was buried with hundreds of guns in order to protect him in the “afterlife”. pic.twitter.com/8iC9PG5t3i
— Dear Josie B (@JOANNAC81322890) September 20, 2023
Julián Sevillano, i cili ishte lideri i kartelit “Los Fatales”, u vra së bashku me vajzën e tij 20-vjeçare në një pritë teksa ishin në një lavazh.
Sipas mediave vendase, prita vrasëse është ngritur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët kanë ekzekutuar me dhjetëra plumba babë e bijë.
ipas të njëjtave raportime, vrasësit e 39-vjeçarit kishin ndjekur lëvizjet e tij pasi Sevillano shkonte për të larë makinën e tij në mëngjes.
Masat e sigurisë në funeral ishin të rrepta me dhjetëra policë dhe ushtarë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme. /tesheshi.com/