A është arritur një pakt i ri mes Ramës dhe Metës për vijimin e bashkëqeverisjes dhe për katër vitet e ardhshme? Dominon “po”-ja pas një darkë katër orëshe mes të dyve dje në mbrëmje te Pazari i Ri, vërtet i ri pas ndryshimit që i solli Erjon Veliaj, njeriu që ka qenë krah Ramës në darkë, ku përballë tij ka qenë Petrit Vasili, i përhershmi krah Metës në të tilla qoka politike.
Megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për marrëveshjen e re. Top Channel, në një shkrim që i kushton darkës, thotë se ajo është arritur, ndonëse me shumë sforco.
Por nga ana tjetër, Luan Rama, njeriu i pozicionuar në lojë si gricës me aleatin e madh, as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar atë. Ai, vetëm ka deklaruar sërish se LSI nuk do hyjë në zgjedhjet e Kavajës.
Për momenin Rama është për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe pritet kthimi që të konfirmohet vlefta politike e faturës së darkës mes palëve. /tesheshi.com/