Një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorit të FBI-së, James Comey është nënshkruar në prani të kryeministrit Edi Rama. Marrëveshja parashikon shkëmbim informacioni dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Siç bën të ditur Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp, “FBI do të ndihmojë Shqipërinë edhe në ngritjen dhe trajnimit e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së”.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center). /tesheshi.com/