Pas vizitës në Katar, Presidenti Trump ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend i pasur i Gjirit që shpreson për ndihmën amerikane për t’u bërë një lider global në inteligjencën artificiale.
SHBA-të kanë një marrëveshje paraprake me Emiratet që u lejon atyre të importojnë 500,000 nga çipat më të përparuar të inteligjencës artificiale në vit, duke filluar nga ky vit.
Sipas marrëveshjes me SHBA-në, Emiratet do të investojnë 1.4 trilion dollarë në inteligjencën artificiale në SHBA gjatë dhjetë viteve të ardhshme, në këmbim të mikroçipave që do t’u jepen.
Presidenti amerikan tha se administrata e tij ka mbledhur dhjetë mijë miliardë dollarë në investime të planifikuara, përfshirë 1.4 mijë miliardë dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për inteligjencën artificiale.
Një sërë marrëveshjesh ekonomike u nënshkruan gjatë vizitës katër-ditore të Trump në vendet e Gjirit, duke përfshirë një marrëveshje me Qatar Airways për të blerë deri në 210 avionë Boeing me trup të gjerë, një angazhim nga Arabia Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA dhe 142 miliardë dollarë në shitje “të rënda” të armëve amerikane në vend.
Qatar Airways e cilësoi marrëveshjen si “historike” dhe bëhet fjalë për avionë 787 Dreamliner dhe 777X, me një çmim prej 96 miliardë dollarësh. /tesheshi.com/