Në prag të finales së Botërorit në Rusi të dielën, pati një takim interesant mes legjendës argjentinase Diego Armando Maradona dhe Presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.
Maradona, që pak njihet për qëndrime politike në kauza të ndryshme, shprehu mbështetje për popullin palestinez dhe luftën e tij për drejtësi dhe paqe.
Maradona postoi një foto me Abbasin në faqen e tij të rrjetit social Instagram, dhe shkroi në një përshkrim të fotografisë: “Ky njeri dëshiron paqe në Palestinë”.
Në rrjetet sociale, ka edhe një video të shkurtër nga takimi me Abass ku Maradona thotë: “Palestina është zemra ime!” /tesheshi.com/
https://youtu.be/1DgTHcBb970