Për herë të parë shqiptarët janë rizgjuar politikisht në qytetin e asimiliuar të Manastirit, ku dhe u themelua Alfabeti Shqip.
Si në asnjë komunë tjetër, në Manastir të gjitha partitë shqiptare u paraqitën në një koalicion të përbashkët politik. Trioja BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët arriti të fitojë një këshilltar komunal.
Bëhet fjalë për kandidatin dhe bartësin e listës së këshilltarëve, Burim Qerimi.
Kjo listë koalicioni me mbi 1500 vota ka siguruar një mandat këshilltari dhe që do të jetë zëri i shqiptarëve në këtë komunë. “U bashkuam me një qëllim, për të unifikuar votën shqiptarë në qytetin tonë, dhe për të fituar atë që na takon”, tha Qerimi.
Komuna e Manastirit ka një veçori se është ndërtuar e tillë që elektoralisht të mos përfshihen banorët e fshatrave përreth, por vetëm qyteti që është ndërtuar i tillë me një mazhorancë maqedone.
Këshilltari më i ri shqiptar në Manastir, në një deklaratë të tij publike theksoi se:
“Patëm pengesa, por nuk na zmbrasën. Përkundrazi, pengesat na kalitën dhe na dhanë forcë për të ecur drejt synimeve dhe sukseseve të përbashkëta . Unë ju siguroj që detyrën e këshilltarit do ta ushtroj me përkushtim dhe do t‘ju mbtem besnik votuesve të mi, do të jem në shërbim të tyre. Do të punoj për mirëqenien e popullatës sonë dhe do të mundohm të përligj vullnetin e votuesve në kuadër të mundësive”.
Manastiri, që maqedonasit i thërrasin ndryshe dhe Bitola, përbën një nga shembujt e politikave asmimiluese, por dhe persekutuese, të maqedonasve ndaj shqiptarëve. Një ndër qytetet simbol të identitetit shqiptar, përcjellë nga fakti se aty është themeluar alfabeti i sotëm shqip nga elita shqiptare e kohës, ka qenë ndër shënjestrat e politikës maqedonase për t’u ç’shqiptarizuar. /tesheshi.com/