Amnistia që pritet të aplikohet në Maqedoni nuk do të përfshijë personat e shpallur në kërkim, apo ato që po hetohen nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).
Per projektligjin janë 20 ditë në dispozicion të qytetarëve, organizatave dhe çdo structure tjetër për të dhënë sugjerime, bërë propozime apo shprehur vërejtje.
Drafti nuk parashikon amnisti për disa nga ish-zyrtarët, përfshi këtu edhe ish-drejtorin e Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Gruevski dhe bashkëpunëtorin e tij, Nikolla Boshkovski.
Drafti parashikon liriimin nga burgu të të gjithë personave që kanë dënim deri 6 muaj, ndërsa ato me 5 vjet, përfitojnë 30% nga masa e dënimit.
Me këtë pr/ligj nuk parashikohet amnistimia e personave me dënim të përjetshëm, autorët e veprës penale “vrasje”, “mashtrim zgjedhor”, dhunuesit dhe ata që kanë konsumuar vepra kundër shtetit. /tesheshi.com/