Mapariumi ndodhet në Boston dhe është një realizim deri në detaje i hartës së botës në një format 3D aq origjinal sa nuk do mund ta besoni.
Mapariumi është i hapur për vizitorët e ndryshëm të librarisë MaryBakerEddy.
E veçanta e këtij mapariumi është se mund të përjetoni historinë tri dimensionale të hartës së botës të para shumë viteve në këtë glob të qelqtë.
Globi u projektua në vitin 1930 dhe përmban edhe shtete që nuk ekzistojnë më si: Transjordania, Balokistan, TannaTuva, Rhodesia e Veriut dhe e Jugut si dhe shumë të tjera. /tesheshi.com/