Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mao Ce Duni: si u shkaktoi vdekjen 36 milion kinezëve pasi u shpalli luftë harabelave

by te Sheshi
29/10/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Mao Ce Duni: si u shkaktoi vdekjen 36 milion kinezëve pasi u shpalli luftë harabelave
7
SHARES

Nga Roald A. Hysa

Prishja e ekuilibrave natyrorë gjithmonë ka sjellë fatkeqësi të ndryshme për njerëzimin. Kjo ndodh kur njeriu i prish me qëllim disa ekuilibra pa ditur se cili do të jetë përfundimi i punëve që bën. Vrasja dhe zhdukja e dy miliardë harabelave shkaktoi prishjen e zinxhirit ushqimor në natyrë dhe për pasojë kjo solli zhdukjen e 36 milionë kinezëve nga uria për një periudhë 2-vjeçare…

“Fushata e Madhe e Harabelave” gjithashtu e mirënjohur edhe si “Fushata Vrit Harabelin” e njohur zyrtarisht si “Fushata e Katër Dëmtuesve” është një nga të katër veprimet e para të ndërmarra në kuadër të “Hapit të Madh Përpara” nga Kina Komuniste e frymëzuar nga udhëheqësi i saj Mao Ce Dun, nga viti 1958 deri më 1962. Katër dëmtuesit që duheshin zhdukur ishin minjtë, grenzat, mushkonjat dhe harabelat. Zhdukja sistematike e harabelave çoi në një prishje të ekuilibrave ekologjikë, duke ju lënë fushë të lirë për t’u shtuar insekteve drithë-ngrënëse.

Fushata kundër “Katër Dëmtuesve” nisi më 1958 si një fushatë higjienizuese nga Mao Ce Duni, që identifikoi nevojat e zhdukjes së mushkonjave, grenzave, minjve e harabelave. Harabelat u përfshinë në këtë listë, sepse ata hanin farën e grurit, duke ia vjedhur kështu “popullit frytin e punës së tyre”. Masat popullore u mobilizuan në të gjithë Kinën për t’i eliminuar zogjtë dhe qytetarët morën tenxhere e kusia, apo edhe daulle për t’i frikësuar zogjtë e për të mos i lënë të ulen për t’i detyruar të fluturojnë deri sa të lodhen e të bien përtokë. Foletë e harabelave u shkatërruan sistematikisht dhe vezët e tyre thyheshin dhe zogjtë e vegjël të sapolindur vriteshin. Harabelat dhe zogj të tjerë vriteshin në qiell e kudo i gjenin, duke sjellë kështu në gati zhdukjen e këtij zogu në Kinë. Çmime simbolike dhe mirënjohjeje iu dhanë shkollave të ndryshme në vend, qendrave të punës apo agjencive sipas sasisë së dëmtuesve që kishin zhdukur. Disa harabela gjetën strehim në vendet ekstraterritoriale të misioneve diplomatike në Kinë. Personeli i ambasadës polake në Beijing i refuzoi kërkesat kineze për të hyrë në ambientet e ambasadës për t’i trembur harabelat që ishin fshehur aty dhe në fund ambasada u rrethua nga njerëz me daulle. Daullet duhej që të mos i linin rehat harabelat, të cilët do të trembeshin dhe të largoheshin nga ambasada. Pas dy ditësh zhurmë me daulle të vazhdueshme Polakëve iu desh të përdornin lopatat për të pastruar ambasadën nga harabelat e ngordhur. Më shumë se dy miliardë harabela gjetën vdekjen nga kjo fushatë absurde.

Në prill 1960 udhëheqësit kinezë e kuptuan se harabelat hanin sasira të mëdha insektesh dëmtuese të drithërave, po ashtu si edhe grurë. Në vend që të rriten të korrat e orizit pas kësaj fushate ato ranë ndjeshëm. Mao Ce Duni urdhëroi mbarimin e fushatës kundër harabelave, duke i zëvendësuar ato me insekte të dëmshme në fushatën që po vazhdonte të Katër Dëmtuesve. Por tashmë ishte vonë.

Me harabelat që mungonin dhe që nuk përbënin më rrezik për karkalecat numri i këtyre të fundit u rrit pa ndalim me mizëri në të gjithë vendin dhe duke hapur probleme ekologjike, tashmë të hapura nga Hapi i Madh Përpara, duke përfshirë shpyllëzimet pafund dhe keqpërdorimin e helmeve dhe të pesticideve. Prishja e ekuilibrave ekologjikë e përkeqësoi gjendjen dhe Uria e Madhe Kineze në ato vite solli si pasojë më e pakta 20 milionë të vdekur nga mungesa e ushqimit. Harabelat u hoqën nga lista për t’u zëvendësuar me buburrecat, fushatë e cila u rihap herë pas here edhe pas vdekjes së Maos, dhe njëkohësisht pas kësaj fushate të parë Kinës iu desh të importojë harabela nga Bashkimi Sovjetik.

Historiani holandez Frank Dikëter i specializuar në historinë moderne të Kinës dhe autor i librit “Uria e Madhe e Maos” dhe që ka pasur akses të posaçëm në materialet arkivore kineze vlerëson se ka pasur më së paku 45 milionë vdekje të parakohshme nga viti 1958 deri më 1962. Gazetari kinez Jang Zhisheng konkludon se ka pasur 36 milionë të vdekur me shkak urinë, ndërsa 40 milionë të tjerë nuk mundën të lindnin, kështu që “humbjet në total në Kinë gjatë Urisë së Madhe atëherë shkojnë në 76 milionë”. Fjalia “Tre vite të Hidhura” përdoret shpesh nga fshatarët kinezë për t’iu referuar kësaj periudhe.

Këto dhe disa nisma të ngjashme sollën në jetë një term të ri në fjalorin filozofiko-politik “kinezërira”. Jo më kot janë të vendosura kafshët sipas një zinxhiri ushqimor, ku në majë të tij qëndron njeriu. Mjafton t’i hiqet një hallkë këtij zinxhiri dhe ai do të këputet dhe hallka këputet duke sjellë fatkeqësi të tilla si kjo që përmendëm më sipër.

Dhe pas kësaj, është e nevojshme të kujtojmë atë që thotë Zoti në Kur’an:

“Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë), që ju të mos e shkelni atë.”

“Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Magjepsja e printimit: librat në letër rezistojnë akoma

Magjepsja e printimit: librat në letër rezistojnë akoma

Ndëshkimet e fundjavës: sa shumë të dehur në timon!

Ndëshkimet e fundjavës: sa shumë të dehur në timon!

Ivica Daçiqi reagon ndaj Edita Tahirit: s’dialogojmë për njohjen e Kosovës!

Ivica Daçiqi reagon ndaj Edita Tahirit: s’dialogojmë për njohjen e Kosovës!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni