Një kryebashkiak i ri i qytetit të vogël të Tlaxiaco në Meksikë, Alejandro Aparicio Santiago, u vra vetëm dy orë pasi mori detyrën.
Sapo bëri betimin, ai shkoi në një takim në sallën e bashkisë kur sulmuesi hapi zjarr mbi të. Alejandro Aparicio Santiago u godit për vdekje, ndërsa katër bashkëpunëtorë të tjerë u plagosën.
Guvernatori Alejandro Murat, shkroi në Tëitter se i dyshuari u arrestua dhe i shprehu ngushëllime familjes së kryetarit të bashkisë së vrarë.
Ende nuk dihen arsyet e krimit, ndërkohë që Meksika ofron me rast një tjetër rekord të atentateve ndaj qeveritarëve lokalë. /tesheshi.com/