Futbollistët e Malagas nuk e kanë gjetur ende rrugën e golit në këtë fillim edicioni të kampionatit spanjoll. Në gjashtë ndeshjet e para, plot 540 minuta andaluzianët nuk kanë arritur asnjëherë ta shtyejnë topin drej rrjetës.
Pas barazimit pa gola në Santiago Bernabeu, përballë Real Madridi, skuadra e Malagas thyen kështu rekordin e zi të Xeres që kishte regjistruar në sezonin 2009/10, plotë 497 minuta pa shënuar.
Rezultatet nuk mund të jenë edhe aq negative përkundër që nuk kanë shënuar asnjë gol. Në javën e parë të kampionatit, barazoi në shtëpi pa gola ndaj Sevillas. Në ndeshjen e rradhës u gjunjëzua në Camp Nou nga Barcelona, por doli vetëm me një gol të pësuar. Barazim sërish në xhiron e tretë përballë Eibar, sigurisht pa gol.
Ndërkohë, në vazhdim humbi dy ndeshje rradhazi ndaj Getafes në udhëtim dhe në shtëpi ndaj Villarreal. Në ndeshjen e fundit vjen sërish barazimi ndaj skuadrës lidere deri në ato moment Real Madrid, (0-0).
/tesheshi.com/