Në Mal të Zi, janë përmbushur kushtet për mbylljen e epidemisë së virusit koronar, tha ndihmës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Senad Begiç.
Mali i Zi pësoi dy periudha inkubacioni prej 28 ditësh pa raste të reja të koronavirusit.
“Kushtet epidemiologjike janë duke u përmbushur që ISHP të konsiderojë çregjistrimin e epidemisë. Eshtë një procedurë e përcaktuar me ligj që thotë se epidemia mund të përfundojë kur të ketë kaluar një periudhë e dyfishtë e inkubacionit. Periudha nuk është e përcaktuar me ligj. Përkufizohet më shumë nga disa rregulla epidemiologjike. Dy inkubacione pa raste të reja dhe me të vërtetë janë përmbushur kushtet që epidemia të quhet e përfunduar”, tha Begiç për Radio Televizionin e Malit të Zi.
Por masat mbesin akoma
Ligjërisht, siç shpjegoi ai, kjo nuk ndryshon shumë në terren, sepse rreziku ende mbetet.
“Anulimi i epidemisë nuk do të thotë pothuajse asgjë. Vala e parë është zyrtarisht e mbaruar, por masat dhe porositë e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP ende mbesin në fuqi. Këto janë distanca fizike, larja e duarve dhe përdorimi i maskave. Në të gjitha vendet e BE-së veshja me maska është e detyrueshme si dhe në vendin tonë, domethënë në hapësira publike të mbyllura, ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrash. A do të mbetet kjo? Varet nga kursi i mëtutjeshëm i sëmundjes”, tha Begiç.
Sipas Worldometers, gjatë pandemisë në Mal të Zi, një vend me 620,000 banorë, pati 324 raste infektimi dhe 9 humbje jete. /tesheshil.com/