Në pikën ku puqen Oqeani Paqësor dhe ai Atlantik, në afërsi të kepit Horn, së fundi është regjistruar një video mbresëlënës nga një anije turistike, në të cilën duket qartë kufiri midis dy oqeaneve, ngjashëm si në hartën gjeografike, duke lënë përshtypjen, siç është në fakt, se uji i tyre nuk mund të përzihet.
Pamjet atraktive janë bërë diku afër pikës më jugore të Amerikës së Jugut dhe janë postuar në youtube.
Më interesant është fakti se Kur’ani, libri i shenjtë i Islamit, përmend në dy sure të ndryshme se ekziston një pengesë midis dy deteve që takohen dhe nuk përzihen njëra me tjetrën:
Ai (Allahu) i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete, ndërmjet tyre (dy deteve) është një pengues të cilën ata nuk e kapërcejnë (55:19-20).
Ai (Allahu) la të lirë të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë (pritë) që të mos përzihen (25:53).
Në videon më poshtë mund të shihni këtë fenomen të rrallë natyror:
https://youtu.be/SWRqfWo4hZ8