Presidenti francez, Emmanuel Macron do të prezantojë planin e tij për të reformuar Bashkimin Evropian të martën, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.
Udhëtimi i parë jashtë vendit i Macronit pasi u bë president ishte në maj në Berlin, ku ai dhe Merkel vendosën të punojnë së bashku për të krijuar një udhërrëfyes të BE-së dhe eurozonës.
Gjermania dhe Franca janë parë qenë tradicionalisht si forca drejtuese pas integrimit evropian dhe Macron kërkon të vazhdojë premtimin e bërë gjatë fushatës për të reformuar dhe forcuar BE-në.
“Macron do të prezantojë vizionin e tij të martën në një fjalim që do të zhvillohet para studentëve në Universitetin e Sorbonës në Paris”, njoftoi Zyra e presidencës franceze. /tesheshi.com/