Ka qenë surprizë për të gjithë, kalimi blitz i Romelo Lukakut, nga dëshira e Kontes së Chelsea-t, në krahët e Mourinhos tek Manchester United.
Për më tepër që sulmuesi belg, u detyrua të largohej nga Chelsea, pikërisht kur Blu-të e Londrës, drejtoheshin nga portugezi. Asokohe Lukaku ishte vetëm një “fëmijë”, e donte të luante sa më tepër, por Mourinho nuk mendonte njëlloj.
Sulmuesi u largua, bëri karrierë tek Everton, bëri dhe gola me progresion rritës, e me sa duket, nën këtë “format të ri”, në moshën 24-vjeçare e në top formë, ka “trokitur” në zemrën e Mourinhos, i cili kësaj rradhe, ia ka hapur kanat më kanat, duke e vënë edhe në krye “të sofrës”.
E Lukaku është koshient për ndikimin që “ai përjashtimi” i atëhershëm, ka sot në potencialin e tij. Ndaj menjëherë sa ka mbërritur në Manchester, gjigandi 190 cm, ka folur me “mjaltina” për trajnerin e tij.
I çuditshëm Mourinho: e urrejnë kur i kundërshton, e duan kur “i përzë”. A thua prandaj e quajnë Special One?! /tesheshi.com/