E gjithë vëmendja e opinionit argjentinas, por dhe e një pjesë të botës, sidomos asaj të lidhur me futbollin, është përqndruar te ajo çfarë ndodhi së fundi në prag të ndeshjes së kthimit për finalen e Kupës së Libertadores (Champions League) e Amerikës Latine, mes Boca Juniors dhe River Plate.
Që të dyja janë ekipe argjentinase e që të dyja rivale të përjetshme. Të ndodhura përballë në një finale të madhe, gjithçka është përjetuar me tension maksimal.
Ndeshja është shtyrë pas tifozët e River Plate sulmuan autobusin e Boca-s, ku si pasojë u dëmtuan shumë futbollistë aty brenda. Prej xhamave të thyer, cifla të tyre u kanë hyrë në sy.
Shkallët e stadiumit janë mbushur, por autoritetet po mendojnë anullimin e takimit. /tesheshi.com/
https://twitter.com/twitter/statuses/1066411982096605186