Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lufta në Siri: nga mungesa e ujit njerëzit po i kthehen hamamit për t’u larë

by te Sheshi
10/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Lufta në Siri: nga mungesa e ujit njerëzit po i kthehen hamamit për t’u larë

Anwar al-Adës nuk është larë si duhet për dy javë, për shkak të mungesës së ujit në kryeqytetin e Sirisë, në Damask; por gjithë kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt në hamamin më të vjetër të qytetit.

Hamami elegant Al-Malik al-Zahir daton qysh nga viti 985, por është duke u përballur me kërkesa të papara që kur luftimet shkëputën furnizimin me ujë në kryeqytet, duke lënë miliona të përballen me mungesë të ujit.

“Unë nuk jam larë që kur është ndërprerë uji në Damask”,  i tha Adës, 34-vjeçar AFP-së.

“Që atëherë, prioritet i përdorimit të ujit që kemi në dispozicion ka qenë larja dhe uji për t’u pirë. Bërja e banjos është bërë një gjë sekondare, veçanërisht tani në kohë dimri.”

Pjesa dërmuese e furnizimit me ujë në kryeqytet, vjen nga rajoni i mbajtur nga rebelët Wadi Barada, nja 15 km në veriperëndim të Damaskut. Luftimet kanë shpërthyer në këtë zonë për disa javë, duke dëmtuar infrastrukturën kryesore të furnizimit me ujë, dhe kanë vazhduar pavarësisht fillimit të një armëpushimi në mbarë vendin me 30 dhjetor.

Kjo ka bërë që 5.5 milion njerëz në Damask dhe rrethinat e tij të përballen me mungesë të ujit, thonë në Kombet e Bashkuara. Por kriza ka bërë që të aktualizohet Al-Malik al-Zahir, një nga shumë hamamet tradicionale në Damask, i cili ka furnizimin e vet privat me ujë nga një basen.

Hamamet kanë një histori të gjatë në Lindjen e Mesme dhe Turqi, por në vitet e fundit damaskasit kanë qenë të prirur t’i vizitojnë ato vetëm në raste të veçanta, me pak më shumë se dhjetë klientë të cilët kanë vizituar hamamin Al-Malik al-Zahir çdo ditë, para krizës së ujit.

Klientela është dyfishuar

“Nuk kam qenë në hamam për 12 vjet, që nga dita e dasmës sime”, tha Habib Issa, një 32-vjeçar, duke pushuar në pjesën e pritjes.

Ashtu si shumë hamame, Al-Malik al-Zahir është i ndarë në tre seksione kryesore, zemra e së cilit është dhoma qendrore me avull. Brenda, një platformë qendrore është e rrethuar me kabina të vogla, secila e pajisur me çezmat për furnizimin me sasi të madhe të ujit të nxehtë dhe të ftohtë, si dhe tas e sapun.

Pjesa tjetër është zona e vënë mënjanë për masazhet nga personeli i hamamit; ndërkaq pas përfundimit të procedurës, klientët vazhdojnë më tutje në zonën e pritjes.

Dhoma e madhe ka formën e një oborri brenda hamamit, me një shatërvan qendror të zbukuruar, që përmban tjegulla delikate të zbukuruara në formën e një luleje.

Dyshemeja është e mbuluar me modele zigzage të tjegullave me ngjyrë të bardhë dhe rëre, ndërsa dritaret e qelqit me njolla i japin dritës depërtuese një ngjyrë të thellë blu apo të kuqe.

Konsumatorët që presin në radhë, dhe ata që dëshirojnë të relaksohen pas një banjoje, mund të pushojnë në një sallë pritjeje në shtretër me mbështetëse, në një platformë të ngritur që shkon përreth skajit të dhomës.

Stafi ofron çaj, meze të lehtë dhe ëmbëlsirë, ndërkohë që klientët relaksohen nën syrin vigjilent të pronarit Bassam Kebbab, telefoni i të cilit cingëron pandërprerë.

“Numri i klientëve pothuajse është dyfishuar, dhe arsyeja që po vijnë këto ditë është tjetër, tani është një domosdoshmëri ndërsa përpara vinin vetëm për të kaluar kohën e lirë”, tha ai për AFP.

“Ne përpiqemi që të mos e kthejmë asnjë klient prapa, dhe ne kërkojmë nga ata që të mos qëndrojnë shumë gjatë, në mënyrë që të mund të përmbushim nevojat e numrit më të madh të njerëzve që duan të bëjnë banjë”, tha ai.

Duke pritur ujin të vjen

Ndërsa ai lëviz nëpër pjesë të ndryshme të hamamit, klientët e thërrasin atë pandërprerë dhe ai prenoton kohët për ditët e ardhshme.

“Unë e kam anuluar tashmë një prenotim nga disa tregtarë të cilët dëshironin të shfrytëzonin gjithë hamamin, kam zgjatur orarin e punës deri pas mesnate dhe kam blerë më shumë sapun dhe pajisje për të plotësuar nevojat në rritje”, tha ai.

Por ai nuk i ka rritur çmimet e tij; pagesa për hyrje kushton vetëm 1.200 funta siriane (afro 2,40 dollarë amerikan), ndërsa masazhet kushtojnë pak më shumë.

“Tema kryesore për të cilën flasin klientët gjatë qëndrimit në hamam është: kur do të lëshohet përsëri uji dhe kur do të kthehen gjërat ashtu si ishin më parë”, tha Kebbab.

Abdullah al-Abdullah, 46 vjeç, po relaksohet pas një dushi në dhomën e pritjes, duke pritur për të ngrënë gjellë me thjerrëza të njohur si mujadara, një post-hamam tradicional i preferuar.

“Në shtëpi, kemi mungesë të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit. Kur ka energji elektrike, nuk ka ujë, dhe kur vjen uji, nuk ka energji elektrike”, tha ai për AFP.

“Për këtë arsye kam ardhur në hamam, për të gjetur ujë, energji elektrike dhe ngrohtësi në një vend”, tha ai.

Pavarësisht moshës së tij të re, flokët e tij janë shëndrruar tërësisht ngjyrë gri, “një testament për vështirësitë e gati gjashtë viteve të luftës”, tha ai.

Konflikti në Siri ka filluar në mars të vitit 2011 me protesta anti-qeveritare dhe ka evoluar në një luftë civile të ndërlikuar, në të cilin janë vrarë më shumë se 310.000 njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë së vendit.

“Gjysma e flokëve të mija janë thinjur në vitin e parë të luftës, gjysma tjetër në vitet vijuese”, tha Abdullah, një elektricist. “Unë e kam humbur kaq shumë nga vitet më të mira të jetës, por tashmë unë dhe familja ime thjesht nuk po mund të përballojmë një situatë ku duhet të ballafaqohesh me mungesën e ujit,” përfundon ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore
Bota & Rajoni

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Next Post
Grabitet një farmaci, nuk është ngatërruar me karburant!

Grabitet një farmaci, nuk është ngatërruar me karburant!

Ana poetike e ditëve të acarta: ja ç’ofron Shqipëria

Ana poetike e ditëve të acarta: ja ç’ofron Shqipëria

Mercedes zgjeron familjen AMG, vjen AMG GT C

Mercedes zgjeron familjen AMG, vjen AMG GT C

TË FUNDIT

  • Të fundit
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni