Ky është një fat shumë tronditës që shumë afganë po përballen, pa marrë parasysh se cilës anë i përkasin. Janat Baba është shtatëdhjetë vjeçe, ka humbur tre djem dhe dy nipër e mbesa. Bijtë dhe nipërit e saj vdiqën në konflikt me talebanët.
Pas djemve dhe nipërve të vdekur i mbetën 17 jetimë, fëmijë të djemve të vrarë.
Nana Janat (Xhenet) tashmë po kujdeset për rritjen e tyre, një mision tejet i vështirë.
Sipas qeverisë afgane, që nga viti 2014, më shumë se 45,000 policë dhe ushtarë janë vrarë në konflikt me talebanët.
Janat Baba është shndërruar në simbol të tragjedisë afgane, që vijon sot e kësaj dite, që kur amerikanët ndërhynë në këtë vend pas tragjedisë së 11 shtatorit. Tashmë, ata po tentojnë të vendosin paqe me talebanët, por pasojat e deritanishme janë katastrofale.
Nana Jenet është shndërruar në simbol të saj. /tesheshi.com/