LSI sërish ka mbajtur një qëndrim evaziv në lidhje me qëndrimet dhe deklarimet e një dite më parë të kreut të diplomacisë gjermane në lidhje me çadrën e opozitës. Me gojën e Luan Ramës, partia e Metës e cila prej javësh vijon të jetë në pozitën politike “as mish, as peshk”, gati sa nuk ka thënë se s’pajtohet me atë çfarë shprehu njeriu i Merkelit dhe kjo në emër të asnjëanësisë.
“Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë dhe të balancuar dhe konstruktive. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes dhe i vetëdijes se interesat e vendit janë prioritare dhe për tiu shmangur marrëzisë. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por dhe për tërë procesin marrëzitë politike ka ardhur koha e përgjegjësisë politike”, ka thënë Luan Rama.
“Për zgjidhjet e çështjeve duhet dialog”, tha Rama i LSI-së duke mos shkuar më tej se kjo frazë e karameltë e politikës, pjesë dominante në ligjërimin e partisë së Metës këto kohë. /tesheshi.com/