Ministri i Rendit Sandër Lleshaj shpalli se Vlora nuk kryeson më zonat e kanabizimit.
I ndodhur në qytetin bregdetar për përurimin e një structure policore “Shqiponjat”, Lleshaj tha se kanabizimi në Vlorë po shkon drejt zerimit.
“Kanabisi ka marrë goditje shumë të mëdha në të gjithë vendin. Vlora nuk kryeson më listën i rrjedhojë e punës së policisë. Ka marrë goditje të mëdha si këtu dhe në gjithë Shqipërinë dhe këtë e shohim në sasinë e drogës që kapet nën brigjet përballë ku është drejt zerimit. Kanabizimi e ka marrë goditjen e tij“, tha Lleshaj.
Një ditë më parë, ai pretendoi gjithashtu se dhe situata e rendit është me treguesit më pozitivë në 30 vjet, kjo duke iu referuar statistikave të krimit.
Në këtë kuadër, ai quajti të sukseshëm dhe OFL-në.
“Krimi sado që të zgjasë në kohë në fund pasuri e tij kriminale do i hiqet nga duart dhe ky është mesazhi që do të jap OFL. Do vijë një ditë që pasuria e vënë ën këtë rrugë do të vihet në shërbim të komunitetit”, tha Lleshaj. /tesheshi.com/