Rrugën e bojkotimit të punimeve të Kuvendit të Kosovës të bërë nga opozita muaj më parë, siç duket së shpejti do ta ndjek edhe partneri i koalicionit qeverisës PDK-LDK, pra, Lista Serbe.
Ky grup parlamentar pritet të marrë një vendim të tillë nëse sot ligjvënësit kosovarë votojnë projektligjin për “Trepçën”.
Një gjë të tillë paralajmëroi sot zv. kryeministri i qeverisë nga radhët e serbëve, Branimir Stojanoviq.
“Në këtë situatë të krijuar, mund të vijmë në një situatë, ku ne nuk do të marrim më pjesë në asnjë votim që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës. Situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për ‘Trepçën’ nuk është ekonomik, por politik”, ka thënë Stojanoviq. Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan.
Për çështjen e “Trepçës” ka folur edhe kryeministri serbe, Aleksadër Vuçiq i cili ka thënë se në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për “Trepçën”, nuk e di se si Prishtina zyrtare do të bashkëpunojë me serbët e Kosovës dhe me autoritetet në Beograd. /tesheshi.com/